Pylli ruhet nga Konventa nderkombetare e "RAMSAR"-it
Pylli i Divjakes eshte formuar qe ne kohen e Skenderbeut, tregon nje plak
rreth te 75 qe quhet Sotir. Sipas gojedhenave, pohon ai nje anije eshte
mbytur ne brigjet e detit dhe ne hambarin e saje ka pasur fara stike
(del nga bohcet e pishes). Ato qendruan ne siperfaqe dhe dallget i
nxorren ne toke. Vite me pas mbine pishat dhe u formua pylli qe eshte
edhe ne ditet e sotme. Pylli i Divjakes ruhet nga Konventa
nderkombetare e "RAMSAR"-it e cila ka dhene fonde, por qe sipas
banoreve, nuk dihet se ku kane shkuar. Nder te tjera ne kete konvente
thuhet se "eshte e ndaluar rreptesisht venia dore ne pyll, si ne boten
bimore dhe ne ate shtazore. Cdo gje duhet te rritet dhe te dekompozohet
sipas ligjit te vete natyres". Banoret, shprehen pesimiste, se ne kete
pyll, zbatohen kaq rigorozisht kushtet e konventes.
LOKALET E VECANTA "Pelikani", pse njihet si Rogneri i plazhit te Divjakes
Quhet
Restorant "Pelikani" dhe eshte i vetmi lokal qe vec gatimit me traditen
shqiptare perdor edhe kuzhinen italiane. Ky lokal, sipas menaxherit te
tij, qe ne fillimet e punes ka pasur kuzhinier italian, i cili ka
punuar per kater vjet radhe. Zanatin e tij ai ia dha edhe dy
kuzhiniereve shqiptare te cilet kane afro tre vjet qe e vazhdojne kete
tradite. "Pelikani", eshte nje restorant ku pushuesit thone se cmimet
"djegin" pak, por ata shtojne se ka komoditet dhe nje kuzhine te pasur.
Thjeshte per kete arsye, vendasit e quajne Rogneri i Divjakes.
Restorant "Alfa-Juri" ose sic njihet, "Ali Kali"
Ky
restorant eshte i vetmi vend argetimi per pushuesit qe qendrojne ne
Divjake ose ata ditore. 45 vjecari Ali Murrizi i cili eshte edhe
pronari i ketij restoranti, eshte shume i apasionuar pas hipizmit. Ai
vec punonjesve qe ka punesuar ne kete lokal, ka futur ne
pune
edhe pese kuaj te cilet sherbejne per shetitje te klienteve, si dhe per
spektakel. Ali Kali, pasi keshtu e therrasin pronarin e lokalit, ben
spektakel mme kuajt. Ai kaleron, sherben si dhe kryen numurate ndryshem
cirku. Pervec argetimit qe afron me kuaj, ne
kete lokal ka
kend lojerash per femije. Gjithashtu ne kete lokal ndodhet i vetmi vend
ku mund te parkohen afro 50 automjete, por pa pagese, mjafton qe
qytetaret, te drekojne ne kete lokal. TE DHENA
Cfare eshte plazhi i Divjakes
Plazhi
i Divjakes ka rreth 40 vjet qe ka filluar te funksionoje ne menyre te
organizuar nga shteti, pasi para ketyre viteve cdo gje ka qene ne
menyre primitive. Plazhi ndodhet ne lagunen e Divjakes e cila ka nje
siperfaqe prej 1 100 hektare pyje dhe nje vije bregdetare rreth 15
kilometra te gjate. Nga kjo vije bregdetare, rreth pese kilometra,
shfrytezohen per plazh me nje gjeresi rreth 50 metra, nderkohe qe rera
e ketij plazhi, eshte teper kurative per semundjen e reumatizmes, si
dhe shytat pasi eshte e pasur me jod. Nga kjo siperfaqe pylli, 700
hektare jane shpallur rezervat ku mbareshtohen lloje te ndryshme
peshqish si qefulli, levreku, bretkosa, ngjala. Persa i perket pyllit
atje mbareshtohen pelikani, rosat e egra, nderkohe qe lopet dhe derrat
e eger si dhe fazani, kane shkuar drejt zhdukjes. Cdo dite ne kete
plazh vijne per te pushuar rreth tre mije persona nderkohe qe ne
fundjave vijne deri ne dhjete mije.
Legjenda E Pyllit Te Divjakes
0 commentsPosted by Illegal Mind at 11:13 PM
Informacion per vizitoret
0 commentsPlazhi i Divjakes
Duke qene se ne Shqiperi çmimet ndryshojne vazhdimisht, vizitorët jane tê këshilluar që të informohen rreth kostos se transportit, strehimit dhe ushqimit nga
operatorët turistikë në Tiranë dhe ne rrethe ose nga Shoqata e Ruajtjes
dhe Mbrojtjes se Mjedisit Natyror (PPNEA)
Udhëtimi per në Karavasta
Per të udhëtuar per në lagunen e Karavastasé nuk ka nje transport të
rregullt. Ne qytetet kryesore mund të meret me qira nje taksi. Distanca
nga Tirana né Karavasta është 120 km dhe udhëtimi normalisht
Udhëtimi perreth Lagunës së Karavastasë
E vetmja mundësi e transportit perreth lagunes është marrja me qira e nje
automjeti. Per informacion drejtohuni në qendren e informacionit në
qytetin e Divjakës.
Strehimi
Ne qytetin e Divjakës gjenden me lehtësi dhoma fjetje me qera dhe banorët
vendas njihen per një mikpritje shumë te ngrohte. Informacion per sa me
sipër mund të merret në qendrén e informacionit në sheshin qendror te
qytetit të Divjakës, e cila ben dhe prenotimet.
Ushqimi Ne plazhin e Divjakës gjenden shumê restorante té vegjel dhe bare disa
prej të cilave ofrojnê një menu té pasur me peshk të freskët.
Gjithashtu banorêt vendas qe japin dhoma me qera sigurojnë edhe vaktet
e tjera te ushqimit sipas kérkesave te pushuesve.
Cfare i ofron Karavastaja vizitorëve
Informacion te mëtejshëm mund te gjeni në qendren e informimit né Divjakë, ose
nepérmjet kontaktimit me Shoqaten e Ruajtjes dhe Mbrojtjes se Mjedisit
Natyror (PPNEA) ne Tiranë: Rruga "Asim Vokshi', Pail. 33 Shk.4 Ap.7,
Tiranë, tel/fax 22839.
Posted by Illegal Mind at 9:44 PM
Pak Historik nga Qyteza e Divjakes
0 commentsBashkia e Divjakes ben pjese ne qarkun Fier dhe shtrihet ne Ultesiren Perendimore te Shqiperise. Divjaka kufizohet ne Veri me Emisarin e Terbufit (vendasit e quajne "Kanali i madh"). nga Lindja ka per kufi kodrat e Germenjit dhe Shenepremtes, ne Jug kufizon me fshatin Xeng dhe ne Perendim shtrihet pisha (Park Kombetar). Vendasit pyllin e pishes e quajne "Vgjesht" d.m.th pishe e bute.
Perrenjte e Dikurshem
Dikur ne mes te fshatit kalonte perroi i Murtajes qe vinte rrembyeshem nga kodrat e Germenjit te Vogel. Nga Jugu ndodhej perroi i Vikthit, i cili ushqehej me uje nga perroi i Vidhit qe zbriste nga kodrat e Germenjit te Madh. Te dy keta perrenj bashkoheshin tek Lera e Prenit e cila derdhej ne kenete. Shpeshere gjate kohes se dimrit dhe vjeshtes keta perrenj pengonin kalimin e banoreve nga nje pjese e vendit ne tjetren dhe permbytnin sidomos lagjet, Zhuka dhe Pasku.
Ne Verilindje te fshatit ndodhej Blaca, nje mocal i madh qe zinte me dhjetra hektare toke plote kashte e truske ke vendasit zinin peshk e gjuanin shpend e kafshe te egra. Ne vitin 1935 fshati u mundua ta thante mocalin me ane te nje kanali por nje pjese ngeli akoma mocal.
Fshati ka patur shume sope rere. Nje nga me te njohurit ishte Sopi i Madh, i gjate rreth 5 km, qe e ndante Divjaken gati ne dy pjese te barabarta, me kodrat ne lindje dhe me pishen ne perendim. Ky sop fillon nga kanali i madh ne jug dhe perfundon ne veri te fshatit Mize. Ne disa vende ky sop ngrihet mbi kater metra i larte. Afer varrezave te fshatit ndodhej Sopi i Manofeve, pjese e sopit te madh. Ne kete sop qene varrosur gjate lufterave te para shume ushtare te huaj, sidomos Turq qe vendasit i quanin "Manof". Ne te dalur te fshatit, nga perendimi, eshte Sopi e Lundres e shume sope te tjere prej rere me toponime te ndryshme, rreth 50 te tille. Keto sope jane te lena mbas nga deti Adriatik qe ne kohet e lashta parahistorike. Shumica e ketyre sopeve jane zhdukur per shkak te kanalizimeve gjate viteve, me perjashtim te Sopit te Madh, i cili sa vjen e zvogelohet nga rera qe merret per ndertime te ndryshme.
Posted by Illegal Mind at 9:30 PM
Diseño e iconos por N.Design Studio | A Blogger por Blog and Web